Zyrtari i VV-së: Kandidatura mu mohua pasi më quajtën islamik, por unë nuk e mohoj fenë time

 

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që nuk u certifikua për garën e brendshme, Ramadan Beshiri, ka treguar arsyet për të cilat iu mohua kandidatura.

Ai pretendon se iu mohua e drejta për kandidim, pasi pretendon se u quajt “islamik”, shkruan “Jepi zë”.

Këtu aludon rreth qëndrimit për Kodin Civil, e cila është raportuar se po bëhet si arsye për të “eliminuar” kandidatë.

Ndër të tjera, Beshiri thotë se VV-ja ia mohoi garën edhe pasi i doli kundër Agim Bahtirit në zgjedhjet lokale.