Skandal: Punësohet gruaja e drejtorit të Kulturës e vëllau i asambleistit në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka shpallur sot rezultatet e kandidatëve që kanë aplikuar për tu bërë mësimdhënës në shkollat e Skenderajt.

Nga një listë e publikuar dhe një tjetër e siguruar nga Okarina Press del se edhe kësaj radhe janë pranuar familjarët dhe të afërmit e pushtetarëve, duke përfshirë drejtorë e asambleistë të PDK-së, shkruan Okarina Press.

Në mesin e të pranuarve është gruaja e drejtorit të kulturës, Alban Berisha, Antigona Rraci- Berisha, vëllau i asamleistit të PDK-së, Mentor Mehmeti, Albin Mehmeti e kandidatë tjerë.

Në listë po ashtu gjindet edhe gruaja e ish drejtorit të urbanizmit  nga radhet e PDK-së, Zymer Deliu, Fitore Mangjolli, reja e Mihane Kodra, Aulona Gashi.

Nga ana tjetër është refuzuar asambleistja e listës së pavarur “Bekim Jashari”, Sala Jashari, e cila gjindet në listën rezervë.

Kjo është menyra si qeveriset në Komunën e Skenderajt.