Pasardhësit e familjes Jashari sot nga Prekazi në Veri

Pasardhësit e familjes Jashari Hamez e Ademi ishin sot në Veri dhe vizituan pllaken ku u vranë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjak

Shtoi Hameza ne profilin e tij në facebook:

“Nga Prekazi në Veri!

Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës.
Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit.

Të fala nga Veriu!🇦🇱👮‍♂🫡