VOJVODA SHEMBULL SE SI DUHET FANELA DARDANE

Shumë breza kanë dhënë kontribut të madh që Kosova të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe botërore të futbollit.

Sporti më popullor në botë bashkon dhe krijon ura.

Megjithatë, sot kur kombëtarja jonë nuk ndodhet në ditët e saja më të mira, ka ende futbollistë tanë të cilët janë të gatshëm të vdesin në fushën e lojës.
Mërgim Vojvoda, futbollisti drenicas i cili do të duhej të merret shembull se si luftohet për fanelën dardane,

Ai mbrëmë mori një goditje në fytyrë nga  një lojtar kundështar gjatë lojës,stafi mjekësor i dha ati ndihmën e shpejt  por Vojvoda nuk i la shokët e tij dhe vazhdoi deri në përfundimin e takimit ashtu i lënduar.

Ai në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë, nuk kurseu veten vetëm që Kosova të merr rezultat pozitiv.Vojvoda vlerësohet si ndër futbollistët kyq në kampionatin italian te Torino, që me mjaft sukses përfaqëson futbollin tonë.
Vojvoda është kampion edhe jashtë vijave të fushës, i cili gëzon respektin jo vetëm të Drenicës por edhe të gjithë Kosovës.