Kush ishte vajza që u fut mbrëmë në fushën e gjelbër në stadiumin Fadil Vokrri

Në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit shpesh shohim tifozët që hyjnë në fushën e gjelbër pasi ekipi i tyre ka shënuar një gol ose pasi ka fituar ndeshjen.

Por mbrëm ishte e kundërta   në takimin që u zhvillua mbrëmë në mes të Kosovë-Bjellorusi ku nje femër u fut në fushën e gjelbër, ajo ishte  Luliz Takolli dhe shpalosi flamurin e Kosovës  atu menjëiherë reagoj sigurimi dhe largoj vajzen ga fusha pa lëndime trupore

Megjithatë kjo është një sjellje e paligjshme dhe e rrezikshme për  Federatat e Futbollit dhe organizatat tjera sportive kanë rregulla të qarta që ndalojnë hyrjen e tifozëve në fushë gjatë ndeshjeve.

Kjo bëhet për të garantuar sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe personelit në stadium.

Në shumicën e rasteve, sigurisë i është dhënë prioritet më i lartë, dhe personat që hyjnë në fushë mund të përballen me  pasojat ligjore, duke përfshirë ndëshkime nga autoritetet lokale dhe ndëshkime nga federatat sportive.

 

Për të shfaqur mbështetjen ndaj Kombëtarers të tyre, tifozët duhet të respektojnë rregullat dhe të shprehin emocionet e tyre në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme, përmes këngëve, flamujve, dhe sjelljeve tjera që nuk rrezikojnë sigurinë e të tjerëve./OkaronaPress/