Mposhtet Ballkani, sfida me Dinamon jetike

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka pësuar humbje nga Victoria Plzen me rezultat 0:1, në takimin e zhvilluar në “Air Albania” të Tiranës, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Conference League.

 

Suharekasit kishin më shumë nga loja por nuk arritën që të prekin rrjetën kundërshtare. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Pavel Sulc në minutën e 81-të.

Ballkani u mundua të barazojë por përpjekjet e tyre ishin të kota.

Kualifikimi i Ballkanit në fazën e eliminimit direkt mbetet shpresë e hapur, pasi do të përballen me Dinamon e Zagrebit në “Maksimir” më 14 dhjetor.

Grupin e kryeson Victoria Plzen me 15 pikë. Dinamo ka 6 pikë kurse Astana dhe Ballkani kanë nga 4 pikë.

Ballkani kualifikohet tutje nëse e mposhtë Dinamon, në menyrë që Astana të pësojë apo barazojë me Victoria Plzen në Çeki. /OkarinaPress/