Shoqata “Bereqeti” ia renovojnë shtëpinë jetimave nga Mleqani i Malishevës

 

JETIMËVE NGA MLEQANI JU DORËZOHEN ÇELSAT E SHTËPISË SË RENOVUAR KOMPLET

Me datë 12.08.2022 pas përfundimit të renovimit, meremetimit dhe kompletimit të shtëpisë, jetimave të familjes KRYEZIU nga MLEQANI i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë nga koordinatori SH.H. BEREQETI dega në Malishevë Alban Hoxha, plaku i fshatit dhe imami Shpëtim Kryeziu.

Kjo shtëpi u renovua tërësisht me iniciativën SHHB BEREQETI dega në Malishevë dhe imamit të fshatit, ndihmës së madhe të kryesisë së fshatit dhe shumë bamirësve nga Malisheva dhe më gjërë.

KBI dhe dega e BEREQETIT në Malishevë falënderojnë secilin bamirës, kontribuesit me mjete financiare, material ndërtimor, punëkryesit, përkujdesjen dhe mbështetjen e tyre në çfarëdo forme qoftë, duke lutur Allahun xh.sh. që t’i shpërblejë me të mirat e Tij në dynja dhe ahiret.

“Amaneti juaj, përgjegjësia jonë”

Vazhdojmë me projektin e radhës…!

Me respekt,
SHHB BEREQETI
DEGA MALISHEVË
12.08.2022