E rëndë: Gjendet pa shenja jete brenda furgonit një 53-vjeçar në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar vdekja e viktimës.

Sinjali mëson se i ndjeri është 53-vjeçar dhe ai u gjet i vdekur brenda furgonit të tij i cili ndodhej para Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Sinjali mëson se personi që u gjet i vdekur është 53-vjeçari Milovan Jovanoviç.

Për atë çfarë ka ndodhur është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.