Në fund të gushtit protesta masive, thirrje Qeverisë nëse nuk realizohen kërkesat

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, njëherësh kryetar i Këshillit Ekonomiko-Social, Atdhe Hykolli, ka paralajmëruar greva të përgjithshme në fund të gushtit, raporton Gazeta Blic.

Në një prononcim për Gazeta Blic, ai ka thënë se kjo do të ndodhë nëse qeveria deri atëherë nuk merr ndonjë vendim për t’i realizuar kërkesat sindikale të cilat u janë parashtruar tash e një vit, e në veçanti rritjen e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit deri në zbatimin e ligjit të pagave.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pos të tjerash e ka për detyrë që të krijojë një mjedis të shëndetshëm për të punësuarit e që do të reflektonte edhe në mirëqenien e përgjithshme sociale e ekonomike të të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës. Deri më tash krejt të rejat janë se Kosovën do ta kemi me greva të përgjithshme në fund të gushtit, nëse deri më atëherë Partneri Social – Qeveria nuk merr ndonjë vendim për t’i realizuar kërkesat sindikale të cilat u janë parashtruar tash e një vit, e në veçanti rritjen e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit deri në zbatimin e ligjit të pagave”, thotë Hykolli