Për 50 euro borxh, kërcënon fqinjin me armë

“Nëse s’e kthen borxhin, e din çka t’pret”, 42-vjeçari kërcënon me armë fqinjin në Mitrovicë që ia ka borxh 50 euro

Sot pasdite në fshatin Gushavc të komunës së Mitrovicës, një person ka kërcënuar fqinjin e tij të cilit ia kishte huazuar një shumë të parave në vlerë të 50 eurove.

Mësohet se i dyshuari i kishte dalë në pritë 50-vjeçarit, të cilin e ka kapur për fyti e ia ka shqyer bluzën që e kishte të veshur e më pas ia kishte treguar edhe armën që po bartte në brez.

I dyshuari i ishte drejtuar fqinjit të tij duke i dhënë ultimatum që t’ia kthejë borxhin deri më datën 1 të muajit gusht me fjalët se “nëse nuk e kthen borxhin deri më 1 gusht, e din çka të pret”.

Nga frika se mund të ndodhë më e keqja, 50-vjeçari ka raportuar rastin në Polici të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Sinjali raporton se me vendim të prokurorit, ndaj 42-vjeçarit të dyshuar është iniciuar rasti ‘Kanosje’.