E dhimbshme sa s’ka më, 20 vjeçari që vdiq në Klinë ishte kadet i Policisë, ishte nisur për në Akademi

Reshjet e shiut dhe pasoja e saj kanë mbetur nën hijen e një rasti tragjik mëngjesin e sotëm në Klinë.

Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke humbur jetën tragjikisht.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është nga një fshat i Klinës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet./Indeksonline/