Vërshimet në Klinë, restoranti “mbulohet” nga uji

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme kanë bërë që të ketë vërshime në pothuajse tërë vendin.

Rajoni i Dukagjinit ishte më i prekur nga këto reshje, ku vende-vedne pati edhe përmbytje.

Indeksonline ka siguruar pamje nga Klina, më saktësisht te restoranti “Guri i Zi”, ku shihet se niveli i reshjeve ka qenë aq i madh, sa që toka nuk ka arritur të thithë të gjithë ujin.

Kjo ka bërë që të krijhet një “det” në këtë pjesë, duke e mbuluar pothuajse restorantin.

Akoma nuk dihet se sa është dëmi material në këtë zonë.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: