Diva e muzikës feston sot ditëlindjen. Kaq vite mbush ajo

 

Diva e muzikës botërore, Beyonce, sot feston ditëlindjen, por shtrohet pyetja sa vjet po mbush ajo?!

Beyonce ka lidur më 4 janar të vitit 1981 dhe sot bëhet 40 vjeçe!

E sigurisht në këtë ditë të shënuar për këngëtaren, kanë vërshuar edhe komentet e urimit me rastin e ditëlindjes.

Ndërsa të gjithë po prisnin me padurim ardhjen e 2021-s, këngëtarja befasoi të gjithë me një video të veçantë në Instagram.

 

 

Videoja prej katër minutash jo vetëm që nxori në pah momentet e paharrueshme të vetë këngëtares dhe familjes së saj gjatë vitit 2020, por ajo gjithashtu tregoi edhe disa pamje që nuk i kishte treguar më parë të fëmijëve të saj dhe Jay-Z.

“Gëzuar për një Vit të Ri sa më të mbarë! 2020 na ndau dhe na bashkoi. Shumica nuk mund të shihnin njerëzit e dashur dhe patëm shumë humbje, por ishim më të njerëzishëm. Ky vit për mua ka qenë viti i gëzimit, lumturisë dhe dashurisë. Ndërsa të gjithë ne presim dhe lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ju të nderoni veten dhe ata që i doni. Për një 2021 më të mirë dhe më të ndritshëm!”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos.

/RTV-OKARINA/