Një pjesë e fshatit Kopiliq i Epërm, para dhe pas rregullimit të shtratit të lumit nga Runiku deri në Turiqec.

Banorët e fshatrave të bashkësisë lokale të Turiqecit dhe Runikut me dekada janë ballafaquar me vërshime të mëdha gjatë dimrit dhe pranverës duke dëmtuar vazhdimisht kulturat e tyre bujqësore, duke ndotur puset për ujë të pijshëm, e në disa raste edhe shtëpitë. Tash e tutje banorët e kësaj ane nuk do të kenë probleme të tilla, dhe tani pas shumë vitesh kanë filluar përgatitjet për shfrytëzimin e pronave të tyre për mbjellje.
Foto e dërguar nga Driton Ismaili, banor i fshatit Kopiliq i Epërm.