Vetëm 6 muaj burg për kirurgun që preu gishtat e foshnjës

 

Një kirurg pediatrik në Selanik është dënuar me 6 muaj burg dhe me tre vjet pezullim licence, pasi është shpallur fajtor nga Gjykata Penale, për prerjen e dy gishtave të një foshnje, pas një operacioni të marr përsipër prej tij për ta kryer në Spitalin “Hipokrati”.

Foshnja 15-muajsh iu nënshtrua një operacioni për ndarjen e gishtit të këmbës në 2017, pasi po përballej me një problem që në lindje, por komplikime u shfaqën pas ndërhyrjes kirurgjikale, të cilat rezultuan në amputimin e dy gishtave.

Në kërkesën e tij, kirurgu mohoi akuzën e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe argumentoi, ndër të tjera, se komplikimet që kishin ndodhur nuk mund të shmangeshin.

Ai është shpallur fajtor për shkak të lëndimit trupor nga pakujdesia, me konstatim lehtësues, ndërsa kundër dënimit ka bërë ankesë