Në vitin 2020, nga kërkim-falja përfituan 15 të dënuar në Kosovë

 

Në bazë të Rregullores NR.02/2017 Për kriteret dhe procedurat për faljen e personave të dënuar gjatë vitit 2020 kanë paraqit kërkesë për falje rreth 400 të burgosur.

Kështu thuhet në një përgjigje për IndeksOnline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas të njëjtit institucion nga falja kanë përfituar 15 të dënuar.

“Të gjithë personat e dënuar që kanë të drejtë për të parashtruar kërkesë për falje mud ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, veprat janë të ndryshme.

Për vitin 2020  kemi pranuar dhe përcjell tek organet kompetente 399 kërkesa për faljen e dënimit nga të dënuarit.

Gjatë vitit 2020 kemi pranuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës 3 dekret për shpalljen e faljes. Nga falja kanë përfituar 15 të dënuar”.

Ndërsa, në vitin 2019 kërkesë për falje kanë paraqitur afër 500 të dënuar, e nga ta 13 kanë qenë përfitues.

“Për vitin 2019 kanë paraqit kërkesë për falje 495 të dënuar, Gjatë viti 2019 kemi pranuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës 4 dekrete për shpalljen e faljes. Nga falja kanë përfituar 13 të dënuar.

Sipas informacione që posedon Shërbimi Korrektues i Kosovës, 316 persona të denuar kanë përfituar falje nga denimi bazuar në dekretet e Presidentit”, thuhet nga Zyra për Komunikim me Publikun e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kujtojmë që në vitin 2018, Presidentit Hashim Thaçi u ka falur 21 të burgosurve disa vite burgim, nga 748 sa kishin kërkuar falje.

/RTV-OKARINA/