Luftojmë për tri pikë kundër Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të kërkojë fitore ndaj Zvicrës në Bazel, në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Evropianin “Gjermani 2024”.

“Dardanët” kanë marrë të gjitha masat që ndaj Zvicrës të marrin rezultat pozitiv për të vazhduar ëndrrën kualifikuese. Kosova do të ketë tri mungesa të rëndësishme për ndeshjen kundër Zvicrës, pa Milot Rashicën që pësoi lëndim në stërvitjen e fundit, kurse për shkak të gripit nuk paraqiten as portieri Arianet Muriq si dhe futbollisti Ermal Krasniqi.

 

 

 

Stafi i Okarina Press ndodhet në Bazel të Zvicrës, ku do të ju mbajë të informuar për të gjitha risitë rreth ndeshjes që zhvillohet të shtunën mbrëma në stadiumin “St. Jakob Park”./Okarina press/