Kosova mposht Izraelin me rezultat 1-0 në një fushë shumë të rënduar

Kosova ka shënuar fitore  të madhe ndaj Izraelit 1-0. Të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në praninë e rreth tre mijë shikuesve dhe në nje fushë shumë të rënduar, Kosova e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.

Kjo fitore mund të ndikojë në moralin e ekipit dhe të rrisë besimin e tyre për ndeshjet e ardhshme

Fitoren e siguroi goli i Rashices në minutën e 41-të  ku ai shfrytëzoi më së miri topin e marrë me kokë nga Vedat Muriqi dhe shënoi gol të bukur pasi kaloi një mbrojtës kundërshtar.

Kosova ka  krijuar shumë raste, por edhe kanë shpërdoruar shumë. Në fund vendimtar doli të jetë goli i Rashicës.

Për Kosovën kjo është fitorja e dytë rresht në kualifikimet pas fitores më 12 tetor në Andorrë me rezultatin 3:0.

Në përgjithësi performancën e mirë të lojtarëve të Kosovës në fushë, duke shtuar se ata kanë dominuar plotësisht ndaj Izraelit. Megjithatë ka dhe disa sfida   duke përfshirë lëndimin e Vedat Muriqit kapitenit të kësaj ndeshjeje,mungesat e Amir Rrahmati  Edon Zhegrova  Mergim Vojvoda

Pikët aktualisht vendosin Kosovën në pozitën e katërt në grup me dhjetë pikë nga tetë ndeshje. Pas kësaj fitore, ata do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës më 18 nëntor dhe do të përballem me Bjellorusinë më 21 nëntor për mbylljen e kualifikimeve./OkarinaPress/