Lë pas edhe vendet e sapodala nga lufta. Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se bazuar në të dhënat e EUROSTAT-it për vitin 2019, Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

 

 

 “Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, shkruan Meta në llogarinë Facebook.

/RTV-Okarina/