Komuna Skenderaj Programi trevjeçar i banimit social 2024 – 2026

Drejroria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale ka përfunduar edhe një proces tjetër të konsultimit publik.

Ka shumë rëndësi që qytetarët të kenë mundësinë për të dhënë kontributin e tyre në procesin e hartimit dhe vlerësimit të politikave publike si Programi trevjeçar i banimit social. Kjo siguron që politikat të reflektojnë nevojat dhe shqetësimet e komunitetit dhe të jenë më efektive në adresimin e sfidave sociale.

Pas kësaj faze të konsultimit publik, përfshirja e Kuvendit Komunal për miratimin përfundimtar të programit siguron një proces transparent dhe legjitim për miratimin e politikave të reja sociale. Çdo hap i marrë në këtë drejtim është një hap përpara drejt sigurimit të një shërbimi më të mirë për qytetarët./OkarinaPress/