Faqja e famshme e “Ellen Tv Show” në Instagram publikon ‘freestyle’-in e Don Xhonit

Interpretimi ‘freestyle’ i reperit Don Xhon është bërë thuajse viral në TikTok.

Shumë faqe e kanë rishpërndarë atë, duke bërë që pak ditë më parë videoja e tij të klikohet jo më pak se 100 milionë herë vetëm në TikTok.

Së fundmi faqja e famshme “Ellen Tv Show”, e cila është një ‘imitim’ mbi emrin e spektaklit, por që ka mbi tre milionë ndjekës, ka publikuar në llogarinë e saj video ne reperit shqiptar.

“E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë”, kanë shkruar faqja në përshkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/CKUbq3Vj_D0/?utm_source=ig_web_copy_link