Kryeministri Kurti e Jashari flasin për zgjerimin e ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi zgjerimin e ushtrisë dhe të arriturat e deritashme.

Kryeministri Kurti dhe Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, janë në pajtim për të zgjeruar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Kurti thekson se buxheti i dyfishuar, armatimi i trefishuar dhe trajnimet e katërfishuara janë hapat e rëndësishëm drejt integrimit të FSK-së në NATO.

Ngritja dhe rritja e FSK-së është vlerësuar si e paparë në këto më pak se dy vjet e gjysmë, ndërsa diskutimi me Komandantin Jashari është për të vazhduar të përforcojnë dhe zgjerojnë kapacitetet e saj. Këto hapa tregojnë një angazhim të vazhdueshëm drejt qëllimit të integrimit të plotë në strukturat e NATO-s./OkarinaPress/