Lacio dhe Mallorka arrijnë marrëveshje, 9.5 milionë euro për kartonin e Muriqit

Sulmuesi kosovar luajti sezonin e kaluar me skuadrën e Mallorca dhe bëri disa paraqitje të mira, por ishte aty vetëm në formë huazimi.

Sipas raportimeve të fundit nga Nicolo Schira, Lazio dhe Mallorca kanë mbyllur një marrëveshje për lojtarin.

Mallorca do t’i paguajë Lazios një shumë prej 9.5 milionë eurove.

Vedat Muriqi – nëse kompletohet marrëveshja – do të ketë një kontratë valide deri në vitin 2026.

Lojtari lidhej më parë me një kalim të mundshëm te Club Brugge, por dështoi në testet mjekësore.