“ Hashim Thaçi do të mësohet në libra si Ismail Qemali”

Zyrtari i PSD-së, Asdren Shala, ka dhënë lëvdata të mëdha për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ai madje nuk hezitoi ta krahasojë Thaçin me Ismail Qemailin.

Në emisonin ‘Politiko’, në Kanal 10, Shala ka thënë se pas një shekulli, Hashim Thaçi do të mësohet në libra njësoj si Ismail Qemaili.

“Mbas 100 viteve Hashim Thaçi do të mësohet në libra si Ismail Qemali i historisë së Kosovës”, tha Shala.