Kosova kërkon nga UNESCO kthimin e OKARINËS që e grabiti Serbia, e cila është gjetur ne Runik të Skenderajt

Okarina konsiderohet si instrumenti më i vjetër që u takon shqiptarëve. Ajo është gjetur në fshatin Runik të Skenderajt.

Lidhur me këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka kërkuar UNESCO-s ta rikthejë atë në Kosovë.

Ky artefakt së bashku me 1247 artefakte të tjera u vodhën nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skenderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmoni #Kthejeni okarinën në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.