Komandanti i FSK-së, uron besimtarët mysliman me rastin e Kurban Bajramit

 

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari iu uron Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!
Urimet më të përzemërta për të gjithë ushtarët, nënoficerët e Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këto momente feste, ndani dëshirat e juaja me më të dashurit tuaj në këtë ditë të madhëruar nga zoti.
Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të nderojmë sakrificën e shumë brezave, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre që ne ta festojmë të lirë këtë festë.
Qofshin të pranuara lutjet tuaja në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit!