Ka vdekur në moshën 65 vjeçare, Belul Beqaj

Belul Beqaj lindi në Prizren në vitin 1957, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit dhe studimet master i përfundoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ka kryer doktoraturë në Shkencat Politike në Universitetin e Kirilos dhe Metodijës në Shkup. Ai është autor i më shumë se njëqind artikujve publik dhe shkencor.