FERMERI KOSOVAR QË KULTIVON 50 KRERË BUALLICA, 60 EURO 1 KG TLYN / GJALPË (VIDEO)

Qumështi i buallicave është një ndër më të shendetshmit, shkruan RepublikaOnline

Vetitë e tij janë te larta, si për nga përmbajtja e ulët e kolesterolit, yndyrës, përmbajtje të lartë të vitaminave, e shërues i sëmundjeve të frymëmarrjes.

Fermeri Halil Ademaj merret qysh moti me mbarështimin e buallicave, dhe para dhjetë viteve ka ndërtuar edhe fermen për kultivimin e tyre, shkruan RepublikaOnline.

Ademaj, kultivon rreth 40-45 krerë buallica në fermën e tij.

Ai tregon edhe si perkujdeset për buallicat dhe ushqimin që ua shërben për sa më shumë qumësht.

Buallicat në fermen e Ademajt, japin deri ne 8 litra qumësht në ditë, ndërsa leverdinë më të madhe Ademaj e ka nga gjalpa që ato japin, për të cilën punë ai thot se posedon makinerinë e posaqme.

Çmimi i gjalpes, apo “tlynit” i njohur në gjuhën popullore, sillet rreth 60 euro për kilogram, shkruan RepublikaOnline.