Infantino bën homazhe te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë homazhe para shtatores së legjendës Fadil Vokrri.I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit gjendet për vizitë në Kosovë, teksa gjatë pasdites pritet të takohet edhe me krerët e shtetit.

Infantino gjithashtu u fut edhe brenda stadiumit për ta parë.

Në Kosovë po ashtu gjendet edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Image