Edi Rama: Kosovën nuk do t’a lemë në pritje

 

Sot, Edi Rama ka njoftuar që Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti COVID të kompanisë “Pfizer” dhe ka premtuar që një pjesë të kësaj sasie do ta ndajë me Kosovën.

 

 

“Nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në pritje. Nuk ia zgjidhin këtë hall, por do t’i ndihmojnë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për bluzat e bardha në mënyrë që heronjtë e vijës së parë në Spitalin e Prishtinës të nisin në të njëjtën kohë vaksinimin me heronjtë tanë”, ka thënë Rama.

/RTV-OKARINA/