Djali i Komandantit edhe deshmorit Malush Ahmetit viziton krerët e UÇK-së në Hagë!

Djali i Komandantit edhe deshmorit Malush Ahmetit së bashku më vëllaun e Hysni Gucatit, Fehmi Gucati sot kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë!
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Bedri Ahmeti!
Njoftimi i plotë:
Sot bashkë me Fehmiun vizituam çlirimtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ishte ndjenjë e veçantë të takoj bashkëluftëtaret me të cilët së bashku me babain Malush Ahmetit ishim në vijat e frontit, ish presidentin Hashim Thaqin, ish kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe ish udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucatin, Nasim Haradinaj, bacen Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Pjeter Shala.
Luftën e drejtë të UÇK-së nuk mund ta gjykoj askush.