Britaniku Joe Thwaite ka fituar çmimin “Jackpot” prej 195 milionë funte, më të madhe të gjitha kohërave

Jackpot, britaniku fiton lotarinë më të madhe të të gjitha kohërave

Britaniku Joe Thwaite ka fituar çmimin “Jackpot” prej 195 milionë funte ose mbi 233 milionë dollarë në lotarinë EuroMillions.

Kjo llogaritet edhe si fitorja më e madhe e Lotarisë Kombëtare e të gjitha kohërave që deri tani ishte 184 milionë funte në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Numrat fitues të së martës ishin 6, 23, 27, 40, 41, me 2 dhe 12 të zgjedhur për numrat Yll me fat.

Shorti i EuroMillions mbahet dy herë në javë, të martën dhe të premten dhe luhet në 13 vende evropiane.

Shuma e plotë e fituar në shortin e së martës ishte: 195 milionë e 707 mijë funte ose 233 milionë e 841 mijë e 075 dollarë.

Vjen dy muaj pasi Joe dhe bashkëshortja e tij Jess Thwaite nga Gloucester fituan 184 milionë funte në EuroMillions me një biletë me fat.

Në total, 15 bileta në Mbretërinë e Bashkuar kanë fituar një jackpot prej më shumë se 100 milionë funte në historinë e Lotarisë Kombëtare./rtvokarina/