Bekim Jashari kujton heroizmin e Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve tjerë

Shkruan: Bekim Jashari
Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 Komandanti i Brigadës 113 Mujë Halil Krasniqi, bashkë me 40 bashkëluftëtarë të tij, derisa po sillnin armë nga Shqipëria, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut, pas një beteje me ushtrinë dhe policinë serbe, ranë heroikisht në mbrojtje të vendit për të mos vdekur kurrë.
Pas rënies së tyre një pjesë e madhe e dëshmorëve ishin varrosur në Polac, aty ku qëndruan eshtrat e tyre deri në rivarrimin e tyre që bëmë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në vitin 2018.
Komandanti Mujë Krasniqi ishte nder bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin qëndruan e punuan gjatë bashkë edhe para daljes publike të UÇK-së, vendosmëria e tij për të luftuar deri në çlirim ishte jashtëzakonisht e madhe.
Në mesin e luftëtarëve të rënë për Liri ishte edhe heroina Luljeta Shala e cila edhe pse e re në moshë nuk u nda asnjëherë nga rruga për çlirimin e vendit.
Sot me krenari përkulemi para jetës dhe veprës heroike të Komandant Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, duke u nisur nga shoku i tij i pushkës dhe këngës, Beqir Gashi, vëllau i tij Ali Kransiqi, Luljeta Shala, Rifat Mziu, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaqi, Avni Kutllovci si dhe gjithë dëshmorëve të kombit.
Lavdi dëshmorëve të kombit!