Austria dhe Gjermania marrin vendime që të vazhdojnë bllokimin nga Covid-19

Qeveritë federale dhe shtetërorë në Gjermani e Austri kanë marrë vendim që bllokimi i shteteve për shkak të Covid19 duhet të vazhdojë së paku deri në fund të janarit. Bllokimi në Gjermani do të zgjatet deri më 31 janar.

Sipas një raporti nga “Bild”, komisioni shtetëror për menaxhimin e situatës ka vlerësuar se numri i infeksioneve është ende shqetësues dhe mund të rritet në ditet në vijim nga efekti i pushimeve dhe rikthimi i turistëve.

Merkel do të mbledhë nesër ministrat ku pritet të merret vendimi i vazhdimit të bllokimit deri me 31 dhjetor.

Në Austri, gjithashtu, bllokimi i planifikuar deri më 18 janar do të zgjatet. Mbyllja e pothuajse të gjitha dyqaneve tani do të zgjasë për të gjithë deri në 24 janar.

Opozita ka dalur kundër këtij vendimi, por që kancelari Kurz është i vendosur që bllokimi të vazhdojë deri në fund të janarit.  /RTV-OKARINA