Ata që ranë heroikisht për liri dhe pavarësi janë shembuj  guximi

Komandanti Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij treguan vendosmërinë  në momente të vështira të betejës për liri. Ata u bënë pjesë e historisë së lavdishme të Kombit të Kosovës, duke qenë bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe duke shpallur vendosmërinë e tyre për liri dhe drejtësi.

Me kujdes dhe ndjenjë respekti, ne kujtojmë dhe nderojmë këta heronj dhe dëshmorë të kombit. Përkulemi para tyre për veprën e tyre heroike. Në historinë e Kosovës, ata mbeten shembuj frymëzues për brezat e ardhshëm dhe simbole të përhershme të guximit dhe vendosmërisë për liri/OkarinaPress/

  Ndër të tjerash shkruan   në Facebook
Bekim Hamëz Jashari

25 vite me parë, me 13 dhjetor 1998, rreth 150 ushtarë të UÇK-së, pas stervitjeve dhe pajisjes me armatim nga Shqipëria, ishin nisur në drejtim të Kosovës.

Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit, Komandanti i Brigadës 113 Mujë Krasniqi, bashkë me 40 bashkëluftëtarë të tij, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut, pas një beteje me ushtrinë dhe policinë serbe, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Komandanti Mujë Krasniqi ishte nder bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin qëndruan e punuan gjatë bashkë edhe para daljes publike të UÇK-së.
Sot me krenari përkulemi para jetës dhe veprës heroike të Komandant Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, duke u nisur nga Profesori, Rifat Mëziu, shoku i tij i pushkës dhe këngës, Beqir Gashi, vëllau i tij Ali Kransiqi, Luljeta Shala, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaqi, Avni Kutllovci si dhe gjithë dëshmorëve të kombit.
Lavdi!