Arrestohet 40 vjeçari për dhunë në bashkëshorten, arsyeja banale

Një grua në e cila nuk ka mundur të duronte me kërcënimet dhe sulmet ndaj saj i ka dhënë fund torturave që po përjetonte nga bashkëshorti, 40 vjeçari shqiptar.

Një fqinj që ka dëgjuar viktimën dukë bërë thirrje për ndihmë ka lajmëruar policinë e cila ka arrestuar më pas shqiptarin.

Siç është shprehur gruaja në dëshminë e saj burri i saj i cili ishte i dhunshëm shkoi në shtëpi i dehur, e goditi me grusht më pas e kapi nga krahu dhe tentoi t’i thynte kyçin.

Pasi këtij episodi gruaja mori fëmijët e saj dhe u largua nga shtëpia.

Viktima ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë nga bashkëshortit i saj, i cili vazhdimisht i kthehej i dehur në shtëpi.

40-vjeçari u dërgua të shtunën në Prokurorinë e Rrethit të Volos, i cili u procedua për tentativë plagosje.

Mirëpo, ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni , pasi gruaja e tij nuk pastron shtëpinë!