Xhaka shkëlqen, Arsenali i kthehet fitoreve

Arsenali i është kthyer fitoreve në Premier Ligën angleze pas humbjes nga Manchester United.

”Topçinjët” fituan në udhetim te Brentfordi me rezultat 3-0, ku shkëlqeu futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili bëri edhe një asist, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave në këtë takim e hapi William Saliba në minutën e 17-të.

Goli i tij u pranua  fal teknologjisë në vijën e portës, pasi topi i goditur nga Saliba nuk shkoi deri në fundin e rrjetës.                                                        Arsenali dyfishoi rezultatin me anë të Gabriel Jesus, i cili shënoi në minutën e 28-të pas një asistimi fantastik nga Granit Xhaka.

Skuadra e Artetas nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe golin e sigurisë në pjesën e dytë.

Transferi i kësaj vere, Fabio Vieira shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit, në minutën e 49-të.

Portugezi shënoi një gol të bukur nga distanca, gjuajtja e të cilit nuk arriti të ndalet as nga portieri kundërshtar.