Vdes gjyqtari kosovar i boksit, Aliriza Rexhepi

Vdes gjyqtari kosovar i boksit, Aliriza Rexhepi

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se gjyqtari i boksit, Aliriza Rexhepi, ka vdekur.

Vdekja e tij ka tronditur botën e boksit të Kosovës dhe po vlerësohet si ndër humbjet më të mëdha.

“Ne si Federatë dhe komunitet i boksit jemi të tronditur me lajmin e trishtë, ikjen në amshim të gjyqtari të boksit, z. Aliriza Rexhepi. Kemi humb një figurë të veçantë sportive, një gjyqtar të mrekullueshëm dhe që ishte shembull i referimit. Boksi është shumë më i varfër pa një gjyqtar siç ishte z. Aliriza Rexhepi.

Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë”, thuhet në njoftimin e Federatës.