U nisën me biçikleta për të vizituar ish-krerët e UÇK-së, kosovarët arrijnë në Hagë

Më 31 gusht të këtij viti, Blerim Peja dhe Ibrahim Shabi u nisën me biçikleta për në Hagë, me qëllim që të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së.

Por, para disa minutash Peja njoftoi se pas shumë ditësh rrugëtim kanë arritur në Hagë.

“Aritja në Hagë!”, shkroi Peja, derisa ka postuar edhe disa fotografi.

Ata kishin të veshur jelek me emblemën e UÇK-së si dhe mbishkrimin “Lironi çlirimtarët”. /Zëri