Qytetarët që ishin të rrezikuar nga vërshimet, ndihmohen nga FSK-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës u ka dalë në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve ku edhe gjatë orëve të fundit kanë realizuar operacione aty ku ishte rrezikuar jeta e qytetarëve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve në disa vende në Kosovë. Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim- Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve. Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuat në shtëpitë e tyre” thuhet në njoftimin e FSK-së. /RTV-OKARINA