Komuna e Skenderajt i del në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari, ka apeluar tek qytetarët se nëse kanë nevojë për ndihmë si pasojë e vërshimeve të kontaktojnë drejtorinë e Shërbimeve Publike, njësinë e Zjarrfikësve në Skenderaj.

Gjithashtu ai shtoi se drejtoria e Shërbimeve Publike me njësinë e Zjarrfikësve dhe kompaninë e kontraktuar nga komuna janë duke punuar pa ndërprerë, në mbrojtje të qytetarëve.

“Pas reshjeve të fundit në komunën tonë, drejtoria e Shërbimeve Publike me njësinë e Zjarrfikësve dhe kompaninë e kontraktuar nga komuna janë duke punuar pa ndërprerë, në mbrojtje të qytetarëve” /RTV-OKARINA