Paralajmëron vërshime në Kosovë nga IHMK, shkak i reshjeve të shiut

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime për ditët e ardhshme, si pasojë e reshjeve të shiut që pritet të fillojnë sot pasdite.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit”, thuhet në njoftim.

IHMK ka bërë të ditur se kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve.

“Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.   /RTV-OKARINA

https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/4972313446143808