Një Vjet Pas Humbjes së Gazetarit dhe Komentatorit të Shquar

Njëvjetori i vdekjes së Milaim Krasniqi  është një kohë për të reflektuar në kontributin e tij të jashtëzakonshëm në botën e sportit dhe gazetarisë.

Një vit më parë, humbëm një prej figurave më të shquara të gazetarisë dhe komentimit në trojet shqipëtare. Sot, me nderimin dhe respektin më të thellë, gazetarë nga të gjitha trojet shqipëtare mbledhën për të kujtuar dhe për të nderuar një vjetorin e vdekjes së Milaim Krasniqit

Në këtë ceremoni të përkujtimit, gazetarë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia ,Mali i zi dhe trojet e tjera shqipfolëse janë bashkuar për të ndarë kujtime dhe për të reflektuar mbi trashëgiminë e jashtëzakonshme të lënë nga Milaim Krasniqi.

Ndër të tjerash gazetarët thanë

Në këtë ditë të posaçme, ne shprehim respektin tonë më të thellë për kontributin e Milaim Krasniqi  në fushën e gazetarisë dhe komentimit. Pjesëmarrja e gazetarëve nga trojet shqipëtare tregon se trashëgimia e tij vazhdon të jetë një frymëzim për të gjithë ata që angazhohen në përpjekjet për një shoqëri më të informuar dhe të drejtë.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, gazetarë sportivë të RTK-së dhe RTSH ranë në fushë për një ndeshje  memorial për ta  kujtuar   gazetarit të shquar Milaim Krasniqi , një vit pas vdekjes së tij. Ndeshja u zhvillua në mënyrë miqësore dhe të përkushtuar, duke sjellë së bashku profesionistë të medias sportive nga të dy mediumet televizive shqiptare,Kjo është një shenjë e thellë respekti dhe përkujdesje për gazetarin e ndjerë Milaim Krasniqi./OkarinaPress/