Nipi i Rexhep Selimit bën 10-shin në flokë, pastaj i shkon në vizitë axhës në Hagë

Arlind Selimi është djali i vëllait të Rexhep Selimit.

Arlindi ditë më parë së bashku me babain e tij Ramadan Selimin dhe axhën Islamin kanë marr rrugën për në Hagë, për ta vizituar 10-shin e UÇK-së Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Arlindi në shenjë respekti për axhën e tij, Rexhep Selimin, ka vizatuar në flokët e tij nofkën e luftës “dhjetëshin”.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, Ramadan Selimi, babai i Arlindit.

“#10. Arlindi në shenjë respekti për dhjetëshin e UÇK-s nga mjeshtri Gentrit Kadrolli  para vizitës së Xhaxhit ne Hagë”, ka shkruar Ramadan Selimi.