Në Pejë vidhet një kishë

Një mbikëqyrës i një kishe ka raportuar se në objektin përcjellës të kishës janë dëmtuar disa xhama të dritareve si dhe janë vjedhur sende të ndryshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:00 në fshatin Vitomiricë, të Pejës.

“Ankuesi mashkull kosovar-mbikëqyrës i kishës, ka raportuar se në objektin përcjellës të kishës janë dëmtuar disa xhama të dritareve dhe janë vjedhur sende të ndryshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.