Ndahet fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha që kanë ndarë fondin për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Hoti tha se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga ana e komunave.

Tutje, ai tha që kanë marrë vendim për ndarjen e 6.5 milionë euro për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.

Po ashtu, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka folur edhe për sondazhet në media.

 

 

“Mos i shihni sondazhet, vendimi i qytetarëve do të shihet më 14 shkurt. Nuk është një like në Facebook. Jemi të organizuar dhe do të dalim fitues në këto zgjedhje.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kanë arritur që të zgjidhin problemet e komunës në infrastrukturë.

Ai ka thënë se ia kanë paraqitur Qeverisë shumën e dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet.

/RTV-Okarina/