Muriqi shpreh interesim ta ndjekë drejtpërdrejtë transferimin e Ozilit në Fenerbahçe

 

Tema më e përfolur gjatë ditëve të fundit sa i përket fushës së sportit, është pikërisht transferimi i Mesut Ozil në Fenerbahçe.

Rreth këtij lajmi ka shprehur interesim edhe sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, i cili e ka përcjellur drejtpërdrejtë në televizion, mbërritjen e Ozilit në Stamboll.

 

 

Muriqi ishte futbollist i Fenerbahçes në edicionin 2019/20 dhe mund të themi që aty pati vitin më të mirë në karrierë.

/RTV-Okarina/