Lenjani: Gjendja aktuale me COVID-19 në SHSKUK është e menaxhueshme

 

Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, ka thënë se gjendja aktuale në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) mund të menaxhohet.

Ai, në mbledhjen e komitetit për COVID-19, ka treguar edhe për numrin dhe gjendjen pacientëve me COVID-19 që janë të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale.

“Gjendja aktuale në SHSKUK për momentin është e menaxhueshme. Të shtrirë në nivel vendi kemi 632 persona, prej tyre në QKUK janë 290 pacientë dhe 402 në spitalet rajonale. Ndërsa në nivel vendi me oksigjeno-terapi janë 487 pacientë, me CPAP 23 pacientë dhe pesë pacientë janë të intubuar. 90 % e shfrytëzimit të shtretërve në QKUK dhe spitalet rajonale”.

 

 

“Që nga dje në Klinikën Infektive të gjithë shtretërit janë pajisur me oksigjen qendror dhe kjo e mundëson qasjen më të lehtë. Që nga e hëna, SHSKUK-ja ka riorganizuar zgjerimin e kapaciteteve dhe kemi siguruar shtretër rezervë që edhe nëse rritet fluksi prapë të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore do të kenë shtretër në QKUK”.

“SHSKUK ka ngritur aktivitetin, koordinimin dhe bashkëpunim me spitalet rajonale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare. IKSHPK ka bërë një numër kolosal të testimeve dhe QKUK merr rezultatet për pacientët të cilat janë të hospitalizuar”.

/RTV-Okarina/