Lëndohet qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip

 

Njëri nga lojtaret më të rendësishëm në skuadrën e futbollit “Liverpul”, Joel Matip, është lojtari tjetër i cili është lënduar nga kjo skuadër.

Skuadra Liverpool ka treguar suksese në lojen e saj, ku se fundmi e ka mposhtur Tottenhami-n me rezultat 3 me 1, por atë nuk po e përcjellë fati pasi që edhe një shtyllë e mbrojtjes u lëndua nga kjo skuadër.

Për këtë Klopp nuk mund të besojë “se çfarë po ndodh”.

“Kemi lojtarë akoma, por jo shumë në vijën mbrojtëse për të qenë i sinqertë – është vërtet e pabesueshme se çfarë po ndodh atje”.

Por, ai kërkon zgjidhje nga bordi i klubit.

Një mbrojtës duhet domosdoshmërisht të transferohet në këtë afat kalimtar në Anfied./RTV-Okarina/