Kurti sulmon Jasharin, thotë se kanë qëllime tjera, s’është në pyetje arsimi

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me Këshillin Grevist të BSPK-së, i kryesuar nga Rrahman Jasharaj.

Kurti ka thënë se Qeveria i ka ofruar 50 euro shtesë për mësimdhënësit, në mënyrë që greva të ndërpritet, por kjo kërkesë është refuzuar.

Kryeministri ka vënë në dyshim qëllimin e grevës, për çka ka thënë se do të merret vesh në ditët në vijim qëllimi i saj, transmeton Zeri.info.

“Të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesës është e palogjikshme dhe e rrezikshme. Një sindikatë që i kërkon 100 euro, e i ka marrë 50 euro dhe gjithë këto shtesa, 5% të produktit vendor sivjet e 4% të vitit të kaluar, organizon festë, nuk vazhdon grevë, por në ditët dhe javët në vijim do ta marrim vesh, nuk është në pyetje arsimi, nuk janë arsimtarët. Tha do të konsultohemi për anëtarësinë, e doli para juve [mediave]”, deklaroi Kurti. /Zëri